Martin Garrix flet pas performancës së mbrëmshme: Natë e veçantë

Dj i famshëm botëror, Martin Garrix, krijoi një atmosferë madhështore mbrëmë.

ShowBiz

13/08/2018 17:56

Ai performoi në natën përmbyllëse të festivalit tre ditor ‘Sunny Hill’ i cili u mbajt në parkun Gërmia në Prishtinë, shkruan lajmi.net

Bazuar në disa imazhe nga atmosfera atje, shihej se të pranishmit kaluan mjaft mirë dhe pothuajse të gjithë vallëzonin nën ritmin e muzikës.

E edhe vetë Garrix është ndarë i kënaqur dhe këtë e bëri të ditur sot nëpërmjet një postimi në Instagram.

”Faleminderit shumë Sunny Hill, ishte një natë e veçantë”, ka shkruar ai pranë fotos./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmbCU-cnq0E/?hl=en?&taken-by=martingarrix