Martial transferohet në Serie A?

Juventus është duke kërkuar të përforcohet nga Manchester United.

Sport

16/03/2018 18:56

Sulmuesi francez i skuadrës angleze, Anthony Martial, mund të ndryshojë ambient për t’u transferuar në Serie A.

Mediet në Itali raportojnë se ‘Zonja e Vjetër’ ka pasur një takim për përfaqësuesit e lojtarit.

Një largim në drejtim të Juventusit do ta mirëpriste edhe Martial, që pas ardhjes së Sanchezit te Manchester United, ka humbur shumë besimin e Jose Mourinhos.

22 vjeçari Martial, te Manchester United është transferuar nga skuadra e Monacos./Lajmi.net/