Martial: Lamtumirë Man Utd! – Lajmi.net
Martial: Lamtumirë Man Utd!
Autori: Lajmi.net Premier LeagueSport 7:22, 14 June 2018
Anthony Martial ka vendosur të largohet nga Manchester United, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Philippe Lamboley.

Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester United.

Menaxheri i tij, Philippe Lamboley ka bërë të ditur se sulmuesi francez dëshiron të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Kemi marrë një vendim të menduar mirë dhe e kemi njoftuar edhe klubin se dëshirojmë të largohemi edhe pse futbollisti ka dhënë maksimumin nga vetja dhe ka qenë i vlerësuar nga tifozët”, deklaroi Lamboley për “RMC Sport”, përcjell ‘lajmi.net’.

“Sigurisht, fjala e fundit i takon Manchesterit dhe do ta respektojmë vendimin e tyre, por futbollisti dëshiron të largohet”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO