Martesat e hershme dhe shtatzënia detyron vajzat e reja në Tanzani të braktisin shkollimin

Tanzania është vendi më i varfër dhe i vetmi, ku femrat nuk arrijnë asgjë në jetë, përpos që në adoleshencë bëhen nëna dhe nuk marrin edukim.

Bota

27/05/2016 12:29

Nga anketimi që është bërë prej vitit 2010, në mesin e të rejave të moshës 20 deri 24 vjet, më pak se 20 përqind e tyre kanë mbaruar shkollën e mesme, krahasuar me atë të meshkujve që arrin pothuajse 40 përqind, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën grupmoshë, 20 përqind e femrave, nuk kishin asnjë lloj arsimimi, ato janë pa asnjë ditë shkollë.

Në këtë vend, vajzat e reja detyrohen të punojnë punë të rënda fizike, detyrohen të martohen pa dëshirën e tyre vetëm për të sjellë pasardhës dhe u ndalohet shkolla rreptësisht.

Një 19 vjeçare e quajtur Zena Mkumbo, thotë se është përjashtuar nga shkolla kur mësuesit e kishin kuptuar që ajo është shtatzënë, më pas është dashur të mbajë foshnjën e saj e njëkohësisht t’i kryej të gjitha punët e shtëpisë.

Ndërkaq prej të tjerave, Sikudhani Kimweri 20 vjeçare, është vajza e vetme që pas përfundimit të shkollës fillore, ka vazhduar edhe atë të mesmen.

Këto vajza të reja janë gjithmonë nën presion kryesisht të dy prindërve, për të ndihmuar në punët e shtëpisë dhe për të ndaluar shkollimin.

Në këto zona rurale, vajzat mbesin shtatzënë kryesisht nga mospërkrahja e prindërve dhe mungesës së informacioneve mbi edukimin. /lajmi.net