Martesa mes moshës 28-32 vjeç shmang divorcin
Në qoftë se doni një martesë të mbarë e pa u përballur me divorcin, mosha ideale për tu martuar është mes moshës 28 dhe 32 vjeç.
Lifestyle
Kjo gjë sugjerohet në bazë të një studimi të kryer nga Nick Wolfinger, një sociolog i Universitetit të Utah, i cili publikua nga Instituti i Studimit të Familjes.
Sociologët kanë renditur disa arsye se pse martesa mes moshës 28 dhe 30 vjeç është e duhura. Një nga arsyet sipas tyre është sepse në këtë moshë njerëzit janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar nëse vërtet kanë të përbashkëta me njeri-tjetrin e mundte nisin jetën bashkë apo marrëdhënia e tyre është momentale.
Një arsye tjetër mjaft e rëndësishme lidhet me qëndrueshmërinë financiare. Në këtë moshë njerëzit bëjnë zgjedhje të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë përgjegjësi e mundësi financiare.
Diçka tjetër pozitive në këtë moshë, është që njerëzit nuk janë shumë të vjetër sa të mos përshtaten me ndryshimet që të sjell martesa në stilin e jetesës apo qëllimet e jetës.
Njerëzit në këtë moshë sipas studimit, nuk kanë ish-partnerë apo fëmijë të tjerë që mund të prish in marrëdhënien e tyre ,të ndikojnë në kohën e tyre apo në raportet e besnikërisë.
Wolfinger shprehet se njerëzit të cilët i kanë kaluar të 30-at përballen me bashkëshortë të mundshëm, që përjashtojnë individë të cilët kanë më shumë mundësi të shkojnë mirë në një martesë, e si rezultat janë të predispozuar për një martesë të dështuar. /Portalb