Marsi i sivjetmë më e lirë se i vjetmi

Indeksi i Harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie, për 0.4%, në muajin mars 2015 krahasuar me marsin e vitit 2014.

Lajme

14/04/2015 19:42

Rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit është vërejtur te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë, -2.6%, përdorim i pajisjeve për transportin personal, -12.8%, arsim i lartë -28.1%, shërbime dhe strehim i studentëve -15.8%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej, -1.9%.

Këto të dhëna dalin nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2015, krahasuar me muajin shkurt 2015.

Në njoftimin e ASK-së, thuhet se ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë me 3.0%, përdorim i pajisjeve për transportin personal për 2.4%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3%.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve. Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2015 me muajin mars 2014 ishte (-0.4%). Rënia kryesisht u neutralizua me ngritjen e çmimeve të bukësd dhe drithërave (1.4%); mishit (0.8%); pemëve (7.2%); perimecve (12.1%); duhanit (3.1%); rrymës, gaz dhe lëndëve djegëse të tjera për (7.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5%.