Marshi që i bashkoi gratë politikane

Muaji tetor njihet si muaji ndërkombëtar i kancerit të gjirit, i cili u kushtohet grave të prekura nga kanceri i gjirit. Me qëllim të senzibilizimit për vetëdijësimin e grave të prekura nga kanceri i gjirit, edhe në vendin tonë organizohen aktivitete të ndryshme.

Lajme

28/10/2017 14:53

Në kuadër të kampanjës, sot në kryeqytet shumë fytyra publike kanë vënë shallin rozë. Bashkë në këtë aktivitet u panë edhe disa gra të njohura të skenës politike, si ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ish-shefja e kabinetit të kryeministrit, Isa Mustafa, Vlora Dumoshi dhe moderatorja dhe bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, Anita Muçaj- Haradinaj.

Me këtë rast, bashkëshortja e kryeministrit ka ndarë një fotografi në Instagram, ku shihet së bashku me gratë politikane, shkruan rtv21.tv

”Bashkimi ben Fuqi!! Ne lufte kunder Kancerit!!!”, ka shkruar Anita krahas fotografisë së postuar.

Ndryshe, në kryeqytet sot u mblodhën numër i madh i njerëzve për të përkrahur fushatën sensibilizuese për vetëdijësimin e grave të prekura nga kanceri i Gjirit