Marrja e shumë proteinave mund të jetë fatale, madje edhe vdekjeprurëse – Lajmi.net
Marrja e shumë proteinave mund të jetë fatale, madje edhe vdekjeprurëse
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 13:10, 15 December 2017
Marrja e tepërt e proteinave për të ndërtuar muskuj të fuqishëm gjatë ushtrimeve në palestra mund të jetë vdekjeprurëse.

Raste të tilla janë regjistruar sivjet në Britani të Madhe, gjë e cila ka shtyrë ekspertët e medicinës të paralajmërojnë për rrezikun që sjell përdorimi i proteinave.

Daniel Fenton nga Klinika e Mjekëve në Londër thotë se mbidoza është vdekjeprurëse.

“Trupi është makinë fenomenale që përdor vetëm atë që kërkon dhe është shumë i mirë në heqjen e produkteve të tepruara, dhe kjo është arsyeja pse dietat me proteina të larta janë të drejta, por jo krejtësisht të padëmshme”, ka thënë ai.

“Por, marrja e shumë proteinave mund të jetë e rrezikshme dhe çdo gjë që tejkalohet mund të çojë në pasoja të rënda,  madje edhe konsumi i ujit të tepërt mund të shkaktojë probleme në tru”, shton Fenton.

Eksperti i medicinës zbulon se marrja në sasi të larta të proteinave mund të çojë deri te paraqitja e gurëve në veshka ose cermë, e cila është një nga llojet më të zakonshme të artritit që mund të shkaktojë dhembje të tmerrshme.

Ai thotë se rekomandohet marrja e 0.8 gramë proteinash për kilogram të trupit.

Fjalët kyçe: Proteina, Vdekjeprurese

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play Pro Kicker Frenzy