Marrëveshjet mbi energjinë e telekomunikacionin s’kanë efekt ligjor

Marrëveshjet e dala nga dialogu Kosovë-Serbi kanë gjeneruar probleme në raport me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, madje edhe me Konventën e Vjenës për traktatet ndërkombëtare.

Lajme

31/03/2014 08:29

Për njërën prej tyre – Marrëveshjen mbi energjinë dhe telekomunikacionin, Kuvendi ka rekomanduar se duhet të jetë subjekt i ratifikimit, në mënyrë që të ketë efekt ligjor, shkruan Koha Ditore.

Zyrtarë të Qeverisë nuk kanë treguar nëse do ta sjellin për ratifikim në Kuvend marrëveshjen për të cilën ende nuk është dakorduar plani aksional.

Energjia dhe telekomunikacioni kanë dalë të jenë ndër çështjet më të vështira në dialogun Kosovë-Serbi.

Pika 13 e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e bëri të qartë se këto dy fusha do të jenë fokusi i ardhshëm i negociatave duke vendosur 15 qershorin 2013 si afatin përfundimtar për arritjen e një marrëveshjeje.

Por ajo u arrit tek në shtatorin e vitit të kaluar. Që nga ajo kohë asnjë përpjekje për ratifikimin e tyre në Kuvend nuk është bërë.