Marrëveshje për shfrytëzimin e shkollave për zgjedhje

Ministri Bajrami porositi partitë politike t'i kursejnë fëmijët për aktivitetet zgjedhore

Lajme

30/05/2017 15:41

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi lidhur me shfytëzumin e objeketeve shkollore për procesin zgjedhor, raporton rtv21.tv

Ish-ministri, Arsim Bajrami tha se i vë në dispozicion të gjitha objektet shkollore, por duke iu bërë apel subjekteve politike që të mos e pengojnë procesin mësimor. “Partitë politike të kursejnë fëmijët që të mos përfshihën në aktivitete zgjedhore, po ashtu nga fushata të kursejnë fëmijët “, tha ai.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të cilat do të mbahen më 11 qershor, kanë ndikuar në shtyrjen e Provimit Shtetëror të Maturës. Pjesë e para e provimit të Maturës e paraparë të mbahet më 10 qershor, do të mbahet më 14 qershor.