Marrëveshje për shërbime postare për zonat e rezervuara

Ministri Fadil Ismajli tha se qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’u ofrohet një shërbim më i shpejtë, efikas, dhe me çmime shumë të volitshme. Ndërsa Sejdi Hoxha tha se Posta do t'u ofrojë qytetarëve shërbime postare sa më të shpejta.

Lajme

06/02/2014 16:31

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, dhe Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, nënshkruan sot një marrëveshje për shërbimet universale dhe të rezervuara postare.

Me këtë rast, ministri Ismajli tha se me këtë marrëveshje qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’u ofrohet një shërbim më i shpejtë, efikas, dhe me çmime shumë të volitshme.

Ai po ashtu tha që do ta mbështesë Postën, dhe që Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i subvencionojë, nëse është nevoja, këto shërbimet universale dhe të rezervuara.

Nga ana e tjetër drejtori i Postës  së Kosovës, Sejdi Hoxha, shprehu gatishmërinë e tij që t’i marrë të gjitha obligimet që dalin nga kjo marrëveshje por edhe nga Ligji për shërbimet Postare në Kosovë, duke siguruar se Posta e Kosovës do të vazhdojë t’i ofrojë qytetarëve shërbime postare sa më të shpejta, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.