Marrëveshje e mundshme për programin bërthamor iranian

Irani dhe fuqitë e mëdha kanë arritur në marrëveshje mbi programin bërthamor iranian, bëri të ditur një burim diplomatik.

Bota

14/07/2015 10:21

“Marrëveshja është arritur”, theksoi i njëjti burim në përfundim të 21 muajve negociatash dhe një raundi final prej më shumë se 17 ditësh negociatash të vështira në Vjenë për zgjidhjen e kësaj çështjeje që ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërkombëtare që prej 12 vjetësh./Atsh