Marrëveshje amerikano-ruse për ndalimin e luftimeve

Një marrëveshje amerikano-ruse që parashikon një ndalim të luftimeve nga të dyja palët por që përjashton qytetin e Alepos do të hyjë në fuqi nesër në mëngjes, njoftuan sot burime amerikane, siriane dhe ruse.

Bota

29/04/2016 20:04

Një armëpushim mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele kishte hyrë në fuqi më 27 shkurt me iniciativë të SHBA-së dhe Rusisë por u shpërbë ditët e fundit, kryesisht për shkak të luftimeve intensive në Alepo.

Marrëveshja e bërë publike sot bie në dy fronte, në veri të rajonit të Latakias, një bastion i regjimit në perëndim të vendit, dhe në Ghutan lindore, një rajon rebel në lindje të Damaskut.