Marrëveshja për Kontratën Kolektive drejt shfuqizimit

Marrëveshja për Kontratën Kolektive nuk është pezulluar, mirëpo, ka gjasa që ajo të shkojë drejt shfuqizimit.

Lajme

08/01/2015 20:03

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se ka kërkuar vetëm interpretim nga zyra ligjore e Ministrisë, duke mohuar raportimet e medieve se kontrata kolektive është shfuqizuar, mirëpo nuk e përjashton mundësinë që ky shfuqizim edhe të ndodhë.

Në një prononcim për KTV, ai ka thënë se për këtë ka marrë mbështetje edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës, ndërsa pret që një përkrahje të tillë ta ketë edhe nga palët e tjera, nënshkruese të kontratës.

Sipas Abrashit, është i domosdoshëm harmonizimi i Marrëveshjes kolektive me Ligjin e Punës. Kurse, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se ata pranojnë fillimin e ndryshimit të Ligjit të Punës.

Por, sipas tij, Kontrata Kolektive duhet të zbatohet, çfarëdo vendimi që do të marrë ekzekutivi i vendit, duke thënë se sa të ekziston një marrëveshje e vjetër ajo duhet të zbatohet derisa të vjen një e re.

Azemi ka kërcënuar me demonstrata dhe presione në ato kompani të cilat nuk e zbatojnë marrëveshjen kolektive, raporton KTV.