“Marrëveshja për emrin”, paralajmërohen protesta

Organizata “Të rinjtë për Maqedoninë” dhe “Komitët” kanë paralajmëruar protesta për sonte kundër ndryshimit të emrit Kushtetues të Maqedonisë.

Lajme

13/06/2018 16:03

Përmes thirrjes “Mjaft ndejtëm në gjumë, nuk do të lejojmë Veri” ata në rrjetit social Facebook po organizohen për protestën e sontme të cilën e kanë paralajmëruar ta mbajnë përpara Kuvendit në orën 20:00 të mbrëmjes.

Duke folur mbi situatën e sigurisë në vend pas publikimit të marrëveshjes për emrin ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka thënë se nuk ka vend për shqetësim dhe se situata është stabile.