Marrëveshja për emrin, kryeministri grek sulmohet në Londër /VIDEO

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras nuk është pritur aspak mirë gjatë vizitës së tij në Londër, përderisa është sulmuar edhe verbalisht nga disa persona të cilët kishin dalë ta prisnin.

Bota

26/06/2018 13:17

Nga mediat atje, raportohet se protestuesit të cilët brohorisnin kundër tij me fjalët “Tradhëtar, Turp të kesh, keni shitur Maqedoninë dhe Qipron”, i përkisnin komunitetit grek që jetojnë në Britani, transmeton lajmi.net.

Përveq brohoritjeve, ata në shenjë proteste kanë hedhur edhe të holla në rrugë.

Protestuesit atje u mblodhën rreth ndërtesës ku Tsipras do të zhvillonte një takim me përfaqësuesit e komunitetit grek në Londër.

Gjatë ditës, ai do të takohet edhe me kryeministren britanike, Theresa May.