Marrëveshja – mirëkuptim në SHBA, dëshpërim në Izrael, ngazëllim në Iran

Presidenti amerikan, Barack Obama ka përshëndetur marrëveshjen që kufizon programin bërthamor të Iranit, duke e vlerësuar si një "mirëkuptim historik", e cila, nëse zbatohet, do të bëjë botën më të sigurt.

Bota

03/04/2015 14:02

Marrëveshja kornizë, e arritur mbrëmë pas bisedimeve intensive në Lozanë, ka për qëllim të parandalojë Teherani të ndërtojë armë bërthamore në këmbim të ndihmave dhe heqjes fazë-fazë të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore të përfshira në krye me Shtetet e Bashkuara, duhet të finalizojë “Marrëveshjen e Mirëkuptimit” dhe të arrijnë një marrëveshje të plotë brenda tre muajve të ardhshëm.

“Kjo është një marrëveshje e mirë, një marrëveshje që plotëson objektivat tona kryesore”, tha presidenti amerikan në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, i cili u transmetua “live” edhe nga televizioni shtetëror iranian.

“Kjo do të jetë një marrëveshje afatgjatë, që pamundëson çdo rrugë për ndërtim të një bombe të mundshëm bërthamore nga Irani. Dhe nëse Irni na tradhton, bota do ta merr vesh tradhëtinë”, tha Obama në fjalimin e tij, derisa iranianët në Teheran festonin për arritjen e marrëveshjes dhe bënin “selfie”, ku në sfond shihej presidenti amerikan në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Barack Obama
Presidenti Barack Obama

Sipas marrëveshjes së publikuar nga Departamenti i Shtetit, Irani duhet të zvogëlojë numrin e centrifugave të saj që mund të përdoren për pasurimin e uraniumit në një bombë nga më shumë se dy të tretat.

Po ashtu, Irani është zotuar të lejojë inspektime të rregullta ndërkombëtare në centralet bërthamore dhe ka rënë dakord që pasurimi më uranium të mos jetë mbi 3,67% – shumë më pak se sa është e nevojshme për të bërë një bombë bërthamore – për të paktën 15 vjet.

Iranit dhe grupi i ashtuquajtur P5+1 – SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia, plus Gjermania, kanë vendosur që deri më 30 qershor të arrijnë një pakt të plotë, por këto negociata pritet të jetë më të ashpra sesa ato që çuan në arritjen e “Marrëveshjes së Mirëkuptimit” në Lozanë.

Në Washington marrëveshja është kritikuar nga anëtarët e Kongresit, sidomos nga republikanët, duke kërkuar që ligjvënësit të kenë të drejtën për të shqyrtuar marrëveshjen përfundimtare. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner ka thënë se marrëveshja e publikuar është larg objektivave që i kishte paraqitur presidenti Obama, dhe ka paralajmëruar pengesa në heqjn e sanksioneve ndaj Iranit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Presidenti Obama, ka biseduar me telefon me kryeministrin e Izrelit, Benjamin Netanyahu, për pajtueshmërinë e arritur me Iranin. Ai i tha Netanyahut se marrëveshja paraqet progres të rëndësishëm kah zgjidhja e qëndrueshme, e cila i ndalë të gjitha rrugët e Iranit kah armatimi atomik.

“Progresi në aspektin atomik nuk i ndalë shqetësimet për sponzorizimin e terrorizmit nga ana e Iranit dhe kërcënimet ndaj Izraelit”, ka thënë presidenti Obama, derisa Netanyahu ka shprehur frikën se marrëveshja, e cila duhet të finalizohet gjatë muajve të ardhshëm, do të lejoj që një pjesë e madhe e infrastrukturës bërthamore të Iranit të mbetet e paprekur.

Ndërkohë në kryeqytetin iranian, në Teheran, shumë qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar marrëveshjen dhe të ngazëllyer kanë brohoritur, “Irani, Irani”. Ministri i jashtëm iranian, Javid Zarif, e ka vlerësuar marrëveshjen e arritur me terminologjinë diplomatike “Win-Win”, por ka thënë se objektivat ku synohet të arrihet në këto bisedime, janë ende shumë larg marrëveshjes së mirëfilltë. /lajmi.net/

YouTube player