Marrëveshja me Shqipërinë, i mundëson KOSTT-it anëtarësim në ENCO

Në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri u shqyrtua Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për shkëmbimin ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit OST dhe Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut - KOSTT.

Lajme

07/02/2017 15:02

 

Visar Hoxha, nga KOSTT, i cili foli për rëndësinë e kësaj marrëveshje, tha se përveç stabilizimit të energjisë në dy vendet Kosovë-Shqipëri, kjo marrëveshje është edhe parakusht i BE-së për anëtarësimin e KOSTT në ENCO.

Kryetari i komisionit, Muhamet Mustafa, tha se përveç stabilitetit të energjisë, kjo mundëson Kosovës edhe anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare të sistemit të transmisionit. Ai ngriti edhe çështjen e pengesës që është duke i bërë Serbia Kosovës për anëtarësim në ENCO.

Po ashtu edhe deputeti Blerim Grainca tha se me arritjen e kësaj marrëveshje mund të këtë furnizim të rregullt të energjisë dhe ulje të çmimit të energjisë elektrike. Deputetët anëtarë të këtij Komisioni pavarësisht se thanë se nuk e kanë ende projektligjin për pagat, diskutuan për pagat e tyre, ku deputeti Besim Beqaj akuzoi mediet për manipulim me pagat e deputetëve.