Marrëveshja, më afër se zgjedhjet

Analistët politik mendojnë se opsioni i arritjes së një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe partive të bllokut është më afër realizimit sesa mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Lajme

14/10/2014 08:42

Behxhet Shala dhe Kastriot Bujupi kanë deklaruar për Epokën e Re se një kompromis i tillë mund të ndodhë nga presioni ndërkombëtar, pasi që zgjedhjet e reja nuk do të sillnin diçka të re.

Sipas tyre, zgjedhjet e reja po kundërshtohen nga ndërkombëtarët, pasi nuk janë në interes të Kosovës.

Analisti politik Behxhet Shala ka vlerësuar se kundërshtimi i zgjedhjeve të reja nga blloku, minoritetet dhe bashkësia ndërkomëtare e bën të pamundshëm këtë opsion.

“Më afër është marrëveshja politike, e cila mund të jetë e imponuar sesa të shkohet në zgjedhej të reja. Zgjedhjet janë duke i kundërshtuar edhe ndërkombëtarët, minoriteti serb si dhe partitë e bllokut”

Deri më tani për zgjedhje të gatshme janë deklaruar PDK-ja dhe Vetëvendosje deri-diku. Ndërsa subjektet tjera, Nisma apo Aleanca, janë duke i kundërshtuar zgjedhjet sepse nëse shkohet në zgjedhje do ta kenë shumë problem për ta kaluar pragun”, ka thënë Shala.