Marrëveshja historike

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, kanë arritur të dileë një marrëveshje përparimtare, për të frenuar programin bërthamor të Teheranit në këmbim të zbutjes së sanksioneve ndaj këtij shteti.

Bota

24/11/2013 12:05

Marrëveshja ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Britanisë, Kinës dhe Rusisë u konkretizua tek pas më shumë se katër ditë bisedimesh, në qytetin zviceran të Gjenevës.

Marrëveshja u projektua si një paketë ndërtim-besimi për të lehtësuar dekadat e kaluara të përshkruara me tensione e konfrontime mbi aspiratat bërthamore të Teheranit.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE’së, Catherine Ashton, e cila koordinonte bisedimet me Iranin në emër të fuqive të mëdha, tha se ajo krijoi hapësirë të mjaftueshme gjatë këtyre bisedimeve për të ardhur deri te kjo zgjidhje.

“Ky është vetëm hapi i parë”, tha Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, në një konferencë shtypi.

“Ne duhet të fillojmë të lëvizim në drejtim të rivendosjes së besimit, ky drejtim i cili është kundër të kaluarës”.

Në Ëashington, Presidenti Barack Obama tha se marrëveshja është hapi i parë i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje të përgjithshme për programin bërthamor të Iranit.

“Kohë të gjatë diplomacia e kishte hapur një rrugë të re drejt një bote më të sigurtë”.

Dispozitat e marrëveshjes ndalojnë “ shtigjet e mundshme të Iranit për një bombë”, tha Obama.

“Ndërkohë, ky hap i parë do të krijojë kohën dhe hapësirën për më shumë negociata gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, për të adresuar plotësisht shqetësimet tona të gjithanshme rreth programit iranian. Dhe për shkak të kësaj marrëveshje, Irani nuk mund të përdorë negociatat si mbulesë për të avancuar programin e tij”.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm në negociata për një zgjidhje më afatgjatë, “nuk do të ketë asnjë marrëveshje përderisa nuk do të ketë një dakordim të gjithanshëm” , tha ai.

“Nëse Irani kap këtë mundësi, populli Iranian do të përfitojë nga ribashkimi me bashkësinë ndërkombëtare, dhe ne mund të fillojmë ta dobësojmë mosbesimin midis dy kombeve tona. Kjo do t’i sigurojë Iranit një rrugë më të dinjitetshme për të krijuar një fillim të ri me botën më të gjerë bazuar në respektin e ndërsjellë. Nëse, në anën tjetër, Irani refuzon, ai do të përballet me presion në rritje dhe izolim”.

Marrëveshja do të krijojë siguri tek Izraeli dhe aleatët e tjerë të SHBA’ve, tha sekretari i SHBA’ve, John Kerry.

Kerri tha se Obama do të ishte e nevojshme së pari të shter diplomacinë dhe më pas të marrë ndonjë hap të mundshëm për përdorimin e forcës kundër Iranit.

Por ministri i inteligjencës në Izrael, Yuval Stenitz, i cili është përgjegjës për monitorimin e programit bërthamor të Iranit, tha se marrëveshja është bazuar në “mashtrim Iranian” dhe nuk kishte asnjë arsye bota të festojë.

Perëndimi ka drojë se Irani është duke kërkuar për të zhvilluar një aftësi të armëve bërthamore. Por Irani mohon këtë, duke thënë se program i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se marrëveshja e ndali progresin në programin bërthamor të Iranit, duke përfshirë ndërtimin e reaktorit kërkimor “Arak”, që është një shqetësim i veçantë për Perëndimin siç mund të japë materiale të mundshme me bombë.

Marrëveshja do të neutralizoj rezervat e uraniumit të pasuruar për një përqendrim të zbërthyeshëm prej 20%, që është një hap i shkurtër larg nga niveli i nevojshëm  për armë, dhe thërret për inspektimet me forcë bërthamore të OKB’së së Iranit, tha zyrtari.

Irani është angazhuar gjithashtu për të ndalur pasurimin e uraniumit sipër një pastërtie të zbërthyeshme prej 5%, thonë të dhënat e SHBA’s.

Marrëveshja nuk e njeh të drejtën e Iranit për pasurim të uraniumit dhe sanksionet ende do të zbatohen, shtoi zyrtari amerikan.

Irani do të merr qasje në 4.2 bilion dollar në valutë të huaj si pjesë e marrëveshjes, dhe pritet gjithashtu të marrë ndihmë për të kufizuar sanksionet në ari, petrokimikale dhe makina, tha një diplomat perëndimor.

Sekretari i Jashtëm Britani, Ëilliam Hague, tha në Tëitter se ishte një marrëveshje “e rëndësishme dhe inkurajuese”.

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, tha se marrëveshja konfirmohet vetëm me të drejtën e Iranit për energjinë civile bërthamore.

Pas disa vitesh bllokimi, marrëveshja në Gjenevë me programin bërthamor të Iranit është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë dhe paqes”, tha Fabius në një deklaratë.

Sekretari i SHBA’ve, John Kerry, dhe ministrat e jashtëm të pesë fuqive tjera të botës u bashkuan në bisedimet me Iranin në mëngjesin e së shtunës.

(The Guardian)