Marrëdhënie të shkëlqyer me Messin

Neymar siguron se ka marrëdhënie të shkëlqyer me Lionel Messin. Sulmuesi brazilian shpreson të shërohet sa më shpejtë të jetë e mundur, për ta ndihmuar Brazilin në Botërorin 2014.

Sport

01/05/2014 22:10

Neymar ka folur në një intervistë për CNN për eksperiencën në Barcelonë, duke konfirmuar se ka marrëdhënie të shkëlqyer me Lionel Messin.

“Marrëdhënia e jonë është e mrekullueshme. Disa persona thonë se nuk ia kalojmë mirë, por kjo nuk është e vërtetë”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi brazilian.

“Ai është një person i relaksuar dhe disa gjëra që thuhen për të nuk janë të vërteta. Ai është një yll që e admiroj shumë”, ka shtuar ish futbollisti i Santosit.

Në nivelin personal, braziliani uron që do të shërohet nga lëndimi, për ta ndihmuar vendin e tij në Botërorin e Brazilit.

“Problemi i vetëm për momentin është se nuk mund ta ndihmoj Barcelonën. Shpresoj të luaj në nivele të larta dhe ta fitoj Botërorin”, vazhdoi ai.