Marrëdhënie jo e mirë me Bes Kallakun? Gold AG tregon të vërtetën

Këngëtari Gold AG dhe humoristi Bes Kallaku, shumë të famshëm në vendet e tyre dhe jo vetëm, kohë më parë kanë planifikuar një bashkëpunim për një këngë që të gjithë e pritën por nuk u realizua kurrë.

ShowBiz

08/07/2018 23:16

I ftuar në emsionin”Fun Day”dhe i pyetur nga moderatorja se përse ky bashkëpunim nuk doli, ai u përgjigj se nuk ishte kismet i zotit por nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje midis tyre.

“Flasim shpesh dhe ja dërgojmë ndonjë mesazh me hajgare njëri-tjetrit” ,- ka thënë ai dhe gjithashtu ka pohuar se ekziston akoma mundësia që ata të sjellin një bashkëpunim.