Marquinhos? Jo!

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka njoftuar se Barcelona ofroi mbi 40 milionë euro për qendërmbrojtësin Marquinhos, por u refuzua nga kampioni i Ligue 1.

Sport

03/09/2014 14:30

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka bërë të ditur se Barcelona ofroi 40 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit Marquinhos.

Por, kampioni i Ligue 1 nuk e lejoi largimin e 20-vjeçarit. “Ne morëm një ofertë nga Barcelona për Marquinhos, bëhej fjalë për më shumë se 40 milionë euro”, deklaroi El-Khelaifi për të përditshmen franceze “Le Parisien”.

“Por, Paris Saint-Germain nuk është klub që blen futbollistë për t’i shitur ata. Ne nuk jemi këtu për biznes dhe për të përfituar nga një futbollist. Ne duam të krijojmë një klub të mrekullueshëm me futbollistë të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

Në fund, Barcelona angazhoi tre mbrojtësit Jeremy Mathieu, Thomas Vermaelen dhe Douglas.