Marquinhos dhe Thiago si ‘amatorë’

Mesfushori i Olympiakosit, Vladimir Weiss realizoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Paris Saint-Germain në duelin e mbrëmshëm në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve. Së pari, Weiss ia futi topin nën këmbë Marquinhosit, të cilin PSG e bleu nga Roma për 35 milionë euro gjatë verës. Kurse, më pas ai kaloi edhe Thoagi…

Sport

18/09/2013 14:30

Mesfushori i Olympiakosit, Vladimir Weiss realizoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Paris Saint-Germain në duelin e mbrëmshëm në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve.

Së pari, Weiss ia futi topin nën këmbë Marquinhosit, të cilin PSG e bleu nga Roma për 35 milionë euro gjatë verës.

Kurse, më pas ai kaloi edhe Thoagi Silvan – i konsideruar nga shumëkush si qendërmbrojtësi më i mirë në botë – duke realizuar një gol të bukur individual, por që në fund doli të ishte i nderit për vendasit pasi gjiganti francez fitoi me rezultat të thellë 4-1.

Por, Weiss me golin e tij bëri që mbrojtësit e PSG-së së paku në atë aksion të duken si amatorë. Aspak keq për një futbollsit i cili sezonin e kaluar ishte anëtar i Pescaras, ekip që nuk arriti të mbijetojë në Serie A.