Marotta zbulon lajmin e madh për sulmuesin Higuain

Giuseppe Marotta ka sqaruar gjendjen e sulmuesit Gonzalo Higuain.

Sport

13/06/2018 07:20

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka sqaruar gjendjen e sulmuesit Gonzalo Higuain.

Ylli argjentinas spekulohet me largim nga Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, Marotta ka insistuar se Higuain nuk ka kërkuar largimin nga Torino.

“Higuain? Futbollistët e Juventusit nuk janë në shitje deri në momentin kur e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Marotta për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Në rastin e Higuain, edhe pse është i angazhuar në Botëror, nuk ka ardhur kurrë një kërkesë e tillë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/