Marotta zbulon emrin e përforcimit të madh të Juventusit për vitin 2018

Giuseppe Marotta ka konfirmuar lajmet e fundit se skuadra kampione nga Serie A është në përpjekje të vazhdueshme për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Sport

18/01/2018 09:14

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka zbuluar emrin e futbollistit të cilin synojnë ta sjellin në Torino, pas përfundimit të këtij sezoni.

Marotta ka konfirmuar lajmet e fundit se skuadra kampione nga Serie A është në përpjekje të vazhdueshme për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

“Është një mundësi e mirë, bëhet fjalë për një futbollist me kualitete të padiskutueshme”, deklaroi Marotta për “Sky Italia”, përcjell “lajmi.net”.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta transferuar në Torino”, u shpreh ai. /Lajmi.net/