Marotta: S’mjaftojnë 100 milionë euro për Pogban

Drejtori gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta i ka paralajmëruar klubet të cilat janë në ndjekje të Paul Pogbas se 100 milionë euro s’do të jenë të mjaftueshme për transferimin e mesfushorit vitin tjetër.

Sport

02/09/2015 19:13

Marotta deklaroi se vlera e francezit vetëm sa do të vazhdojë të rritet në 12 muajt e ardhshëm duke cituar shpenzimet prej 1.17 miliardë eurove të shpenzuara nga klubet e Premier Ligës si shenjë të inflacionit në futboll.

“Tregu do të vazhdojë të rritet”, ju tha reporterëve drejtori sportive i Juves.

“Premier Liga është shembull për këtë. Çmimet që janë normale sot kanë qenë të çmendura në të kaluarën”

“Nëse Pogba qëndron në nivelin e vitit të kaluar, 100 milionë ndoshta nuk do të mjaftojnë vitin tjetër”.