Marotta: Pogba mund të largohet nga Juventusi

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta ka pranuar se ylli i skuadrës, Paul Pogba mund të largohet, pasi ata mund të mos përballojnë rrogën dhe çmimin e tij.

Sport

19/01/2015 15:11

Nëse ndonjë skuadër tjetër ofron një ofertë dhe një rrogë të madhe për Pogban, atëherë Juventusi nuk mund ta përballonte një gjë të tillë, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Marotta.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur me limitet tona për ta mbajtur Pogban. Por, ne nuk duhet të harrojmë se Italia është një shtet në tranzicion”.

“Ofertat që vijnë nga klubet tjera dhe rrogat që ofrojnë ata lojtarëve, bën që ne të mos jemi në gjendje ta mbajmë atë për shkak të situatë financiare”.

“Ne duhet ta kemi në mendje çdo herë faktin se nuk mund të garojmë me skuadrat tjera sa i përket rrogës së lojtarëve. Ne i kemi limitet tona”, përfundoi Marotta.