Marotta: Me apo pa VAR, Juventusi mbetet fitues – Lajmi.net
Marotta: Me apo pa VAR, Juventusi mbetet fitues
Autori: Lajmi.net Serie ASport 9:35, 15 May 2018
Giuseppe Marotta ka reaguar pas triumfit të Juventusit në Serie A.

“E dimë që kontrata është relative. Marrëdhëniet e shoqërisë me Allegrin kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, besoj se mund të vazhdohet përpara, por do të vendoset javën e ardhshme.”

Më tej Marotta iu kundërpërgjigj të gjithë kritikëve të Juventusit, që gjithmonë kanë hedhur akuza për favorizim të bardhezinjve nga vendimet e arbitrave, transmeton “SS”.

“Ishte shumë e rëndësishme ta fitonim titullin edhe këtë vit dhe ia dolëm. Gjithmonë jemi sulmuar, duke na akuzuar se i kemi vjedhur rezultatet, por ky kampionat tregoi se me apo pa VAR-in, Juventusi mbetet fitues. VAR-i është një instrument shumë i dobishëm, do të perfeksionohet.”  

Po ku e gjejnë motivin bardhezinjtë për të fituar trofeun e radhës në Itali?

“Sa më shumë na sulmonin, aq më shumë karikoheshim. Juventusi ka forcën e madhe për t’u rezistuar kritikave, forcë që transformohej në aftësinë për të mos vdekur kurrë.”

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO