Marotta: Ancelotti po thotë një ‘gënjeshtër të bardhë’

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta ka thënë se Realn Madridit po interesohet për shërbimet e Pogbas tashmë e një kohë të gjatë, mirëpo Ancelotti është duke e thënë një ‘gënjeshtër të bardhë’ pasi po thot se Los Blancos nuk janë të interesuar për të.

Sport

19/01/2015 16:09

Ancelotti është duke thënë se Reali nuk kërkon shërbimet e Pogbas, ndërsa Marotta ka thënë se një gjë e tillë është vetëm një gënjeshtër nga trajneri italian.

Ancelotti disa ditë më parë kishte thënë: “Pogba është lojtar i shkëlqyer. Ai mund të luaj në secilën skuadër tjetër, mirëpo jo në Real sepse ne nuk jemi të interesuar për të”.

Sidoqoftë, Marotta ka thënë se trajneri italian po e thotë një gënjeshtër: “Ai ka thënë se nuk është i interesuar në shërbimet e Pogbas? Mirë, kjo është një gënjeshtër e bardhë. Unë jam i bindur se ai ka arsyet e veta për të thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë”, përfundoi Marotta.