Maroku pas 33 viteve sërish anëtare e Unionit Afrikan – Lajmi.net
Maroku pas 33 viteve sërish anëtare e Unionit Afrikan
Autori: Lajmi.net BotaLajme 13:00, 31 January 2017
Maroku pas 33 vitesh sërish është bërë anëtare e Unionit Afrikan (UA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në Samitin e Unionit Afrikan të mbajtur në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba është vendosur që Maroku sërish të bëhet anëtare e kësaj bashkësie ndërshtetërore.

Ndryshe, Maroku në vitin 1984 mori vendim që të braktis Unionin Afrikan pasi në këtë organizatë u pranua Sahara Perëndimore pas shpalljes së pavarësisë.

Krerët e Marokut në korrik të vitit të kaluar paralajmëruan se sërish do të anëtarësohen në Unionin Afrikan. Pas kyçjes së Marokut, Unioni Afrikan tani numëron gjithsej 55 anëtare.

Unioni Afrikan, është themeluar në vitin 2002, si trashëgimtare e Organizatës për Unitet Afrikan (OUA). Ai ishte modeluar sipas Bashkimit Evropian (BE), por struktura e tij më shumë kujton Lidhjen e Kombeve.

Qëllimi e tij janë promovimi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimi ekonomik në mbarë Afrikën, veçanarisht përmes rritjes së numrit të investimeve të huaja nga programi i Partneritetit të ri për zhvillimin e Afrikës. Presidenti i parë i kësaj organizate ka qenë presidenti i Afrikës së Jugut, Tabo Mbeki.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO