Maroku do të bëhet një superfuqi solare (Foto)

Mund të jetë i njohur për malet piktoreske dhe shkretëtirat, por Maroku shumë shpejt do të emërohet një “superfuqi solare”.

Bota

05/12/2015 17:56

Ky shtet është duke ndërtuar fabrikën më të madhe në botë të energjisë diellore, e cila do të furnizojë me energji elektrike plot 1.1 milionë marokenë deri në vitin 2018, thuhet sipas Bankës Botërore.

Ky impiant është duke u ndërtuar në një hapësirë 30-kilometërshe jashtë qytetit të Njatjetasë, në kufi të shkretëtirës Sahara, transmeton lajmi.net.

Faza e parë, e titulluar “Noor 1”, do të jetë operacionale në javët e ardhshme, sipas zyrtarëve. “Maroko qëndron në ballë të politikave miqësore për ndryshime klimatike në rajon”, tha Inger Anderen, nga Banka Botërore.

Vendi është në një pozitë të mirë për të fituar nga ky investim dhe për të menduar më seriozisht për programet e tyre të energjisë së rinovueshme. (lajmi.net)

130828160947-solar-energy-africa-ouarzazate-horizontal-large-gallery151029160129-noor-3-exlarge-169