Markoviq nesër qëndron në Prishtinë, Haradinaj thotë se është nder për Kosovën

Dushko Markoviq, kryeministër i Malit të Zi do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Lajme

13/02/2018 15:51

Ai pritet të rrijë pas orës 16:00, raporton lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e qeverisë që u mbajt gjatë ditës së sotme.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se është nder për Kosovën, që Markoviq do të qëndrojë në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë.

Agjenda e takimeve dhe e qëndrimit të Markoviqit në Kosovë do të bëhet e ditur më vonë.

Ndryshe, Markoviq kishte planifikuar vizitën në Kosovë më 6 janar por që për shkak të mjegullës u shty. /Lajmi.net/