Marko Gjuriq të premten në Kosovë

 Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të premten do të qëndrojë në Kosovë.

Lajme

18/04/2018 23:45

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dhënë pëlqimin për vizitën e njeriut kryesor të Beogradit për Kosovën.

Lajmin për vizitën e Gjuriqit e konfirmoi për KALLXO.com, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas Pacollit, përveç Gjuriqit në Kosovë do të vijë edhe Nikola Selakoviq, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Serbisë.

Arritja e Gjuriqit dhe Selakoviqit të premten në pikën kufitare në Jarinjë do të jetë në ora 11:00, pastaj do të nisën për në Mitrovicë të veriut ku do ta mbajnë një takim në qendrën studentore të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.