Marko Gjuriq në takim me ambasadorin portugez, flasin për Kosovën

Drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, sot pati takim me ambasadorin portugez në Serbi, Augusto Jose Pestana, ku u debatua për Kosovën, situatën politike në Kosovë dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

13/12/2017 19:07

Gjuriq deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do të kontribuonte në gjetjen e një zgjidhje afatgjatë të problemeve mes dy vendeve, gjë e cila sipas tij do të forconte stabilitetin e Ballkanit, dhe do të ndihmonte në ruajtjen e paqes, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu informoi ambasadorin portugez mbi situaten politike të krijuar në Kosovë, si dhe deklaroi se Serbia është e përkushtuat në gjetjen e zgjidhjeve paqësore mbi problemet politike.

Gjuriq raportoi ambasadorit portugez edhe për problemet e serbëve të Kosovës, me të cilat ata sipas tij ata përballen cdo ditë. /lajmi.net/