Mark Marku performon për familjen mbretërore gjermane

Këngëtari Mark Marku ka 3 muaj që është duke qëndruar në Zvicër ku dhe po vazhdon aktivitet muzikore.

ShowBiz

07/06/2015 10:00

Në një bisedë për Lajmi.net Mark Marku tha se qëndrimin në Zvicër edhe pse i angazhuar me punë edhe aktivitete po e shijon më shumë si një pushim para se të fillojë me koncertet verore.

“Tre muajt e fundit jam në Zvicër dhe kam qëndruar nëpër disa qytete të këtij shteti ku kam qenë i angazhuar me disa punë por edhe kam shetitur e shijuar në maksimum këtë vend.Për dy muaj kam qenë në qytetin e Davosit dhe kam qenë i angazhuar nga hoteli “Wald Hotel” për të performuar për familjen mbretërore Gemmingen nga Gjermania,përkatësisht për Baronin Gemmingen”,tha këngëtari duke u shprehur i lumtur që ka pasur fatin të takojë dhe performojë për njerëz të tillë si familja mbretërore.

“Pas këtij projekti po vazhdoj me mbrëmjet dhe koncertet e shumta në klubet në Zvicër dhe vende tjera të Europës”,tha për fund këngëtari duke paralajmëruar se gjatë sezonës verore do të kthehet në Kosovë ku edhe eshte i angazhuar me koncerte dhe ahengje të ndryshme.(Lajmi.net)