Marketet e Zvicrës shesin prodhime kosovare (Foto)

Jemi mësuar që produktet e huaja t’i shohim në raftet e pothuajse të gjitha pikave të shitjes në vend.

Lajme

13/12/2017 17:45

Ndërsa tani në vendet e huaja produktet kosovare po zënë vend në marketet e tyre, shkruan lajmi.net.

Në një nga marketet e Kollbrunit të Zvicrës, shihen prodhimet ‘Made in Kosova’ në pijet si ‘Birra Prishtina’, ‘Golden Eagle’, etj. Afër tyre janë prodhimet serbe dhe turke, si rakia “Shljivovica” e Serbisë dhe “Yeni Raki” e Turqisë.

Edhe pse, një pjesë e prodhimeve vendore eksportohet jashtë vendit, kujtojmë se në Kosovë importi vazhdon ta dominojë eksportin./Lajmi.net/