Mark Frroku sërish në pranga, akuzë edhe për fshehje pasurie

Deputetë e Kuvendit të Shqipërisë, me 113 vota pro, për të dytën herë për arrestimin e deputetit kristiandemokrat, Mark Frroku, kërë radhë i akuzuar nga autoritetet belge për një vrasje në vitin 1999. Kuvendi miratoi në këtë mënyrën kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, duke i hapur rrugë kësaj të fundit për të arrestuar deputetin Frroku.

Lajme

02/04/2015 17:20

Deputeti kristiandemokrat, Mark Frroku, la sot shtëpinë për t’iu drejtuar Parlamentit të Shqipërisë rreth orës 10:00, ku mbajti edhe fjalimin e tij para deputetëve për akuzën e ardhur nga autoritetet belge. Pos tjerash, ai pranoi se në Belgjikë ka qëndruar si qytetar i Kosoëvs.

Frroku u shoqërua nga dy makina policie dhe pas mbajtjes së fjalimit u largua nga ambientet e Kuvendit nën shoqërinë e efektivëve.

Akuzës për vrasje ndaj Frrokut iu shtua edhe kallëzimi i bërë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehje të pasurisë. Kjo e fundit ka paditur deputetin Frroku pasi nuk ka treguar burimin e krijimit të një pasurie prej 2.9 milionë dollarësh.

Sipas burimeve zyrtare, arsyet që ka paraqitur ILDKPKI para organit të akuzës lidhen me deklarimin e pasurisë nga ana e Frrokut në vitin 2013, 18 muaj më parë, kur mori mandatin e deputetit.

Lajmin e këtij kallëzimi e bëri të ditur sot avokati i Frrokut, Sajmir Vishaj, gjatë një deklarate për medie.