Marjanovic: Kosova po pranohet në EHF

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Serbisë (RSS), Velimir Marjanovic, ka paralajmëruar se Kosova mund të pranohet në Federatën Evropiane të Hendbollit, në kongresin e 20 shtatorit në Dublin.

Sport

17/09/2014 09:36

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Serbisë (RSS), Velimir Marjanovic ka deklaruar se Kosova ka shanse të mëdha që të pranohet në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF) në kongresin që do të mbahet më 20 shtator në Dublin.

“RSS me të gjitha forcat mundohet të parandaloj hyrjen e Kosovës në EHF, por duke marrë parasysh statutin e EHF-s në pranimin e anëtarëve të rinj vendos kongresi, shanset janë të mëdha që të pranohen”, deklaroi Marjanovic në takimin e krerëve të RSS në Beograd. 

“Pa marrë parasysh vendimin që merret në kongres, duhet të shohim se qka do të ndodh me klubet nga veriu i Kosovës, si dhe me qëndrimin tonë të mëtejmë pas marrjes së një vendimi të tillë”, u shpreh ai.