Marjan Demës i largohet një prorektor – Lajmi.net
Marjan Demës i largohet një prorektor
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 21:35, 21 April 2017
Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Afrim Hoti pritet që shumë shpejt të japë dorëheqje nga detyra e tij.

Kjo për shkakun se prorektori Hoti nuk po pajtohet me menaxhmentin dhe politikat e drejtuara nga Rektori Marjan Dema.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë prorektori Afrim Hoti.

“Kam pasur një takim së fundmi me Rektorin dhe mund të konfirmoj që problemet dhe proceset në Universitet i shohim ndryshe. Prandaj në ditët në vijim do të bëjë kërkesë zyrtare për t’u liruar nga detyra”, tha Hoti.

Por burimet brenda Rektorati për KALLXO.com kanë bërë të ditur që menaxhmenti aktual i UP-së ka kërkuar nga Hoti të lirohet nga detyra për shkak të performancës së dobët të tij në postin e prorektorit.

Sipas këtij burimi, menaxhmenti i UP-së ka miratuar largimin e Hotit nga pozita, vendin e të cilit pritet ta zë prorektorja aktuale për zhvillim dhe cilësi, Teuta Pustina.

I pyetur nga  për zëvendësimin e tij, prorektori Hoti tha se interesi i tij është vetëm të lirohet nga kjo pozitë.

“Nuk kam ide.. E rëndësishme është që unë dua të lirohem nga pozita”, tha Hoti.

E ky largim sipas burimit të KALLXO.com, ka bërë edhe ndryshime tjera udhëheqëse në Rektorat.

“Prorektorja për zhvillim dhe cilësi Teuta Pustina pritet ta zëvendësojë prorektorin Afrim Hoti. Në vend të prorektores Teuta Pustina do të vijë këshilltari aktual i Rektorit, Hysen Bytyqi. Ndërsa këshillitar i Rektorit pritet të jetë Rrustem Qehaja”, tha burimi brenda Rektoratit.

E zyrtarët e Rektoratit, nuk kanë mohuar as pohuar largimin e Hotit nga pozita e prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar.

“Nuk kemi ndonjë qëndrim definitiv zyrtar se është tërhequr (prorektori Afrim Hoti). Nuk kam dijeni që ka dhënë dorëheqje por kur të jep, do ta bëjmë publike. Unë mundem as të mohoj dhe as ta pohoj sepse nuk kam qëndrim zyrtar”, tha për KALLXO.com, prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve Naser Sahiti.

Fjalët kyçe: Afrim Hoti, marjan dema, UP

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3