Mario Balotelli në Serie A

Milan vazhdon negociatat me Genon për transferimin e Krzysztof Piatek në ‘San Siro’, dhe Mario Balotelli shihet si zëvendësues i polakut në ‘Marassi’.

Sport

15/01/2019 23:11

Gonzalo Higuain vazhdon të shtyjë transferimin e tij drejt Chelsea, dhe largimi i tij do të detyrojë Milanin të ndërhyjë në treg në afatin kalimtar të janarit.

‘Rossonerët’ janë në bisedime të avancuara me Genoan për 23 vjeçarin Piatek, që ka qenë zbulimi i këtij viti në Serie A.

Gjitha këto lëvizje dërgojnë në rikthimin e Mario Balotellit në Serie A.

Është Genoa që po kërkon italianin, i cili është pjesë e Nice në Francë.

Problemi i vetëm i finalizimit të këtij transferimi mund të jetë paga e lartë e Balotellit./Lajmi.net/