Marinarët rusë filmojnë një kallamar gjigant (Video)

Marinarët rusë së fundmi kanë hasur në një kallamar gjigant, që mund të shihet në një video të postuar në YouTube.

Fun

26/07/2015 18:58

Sipas “HuffingtonPost”, krijesa e kuqe e ndritshme me sa duket ishte duke bërë përpjekje të hajë peshkun të cilin marinarët i kishin vënë si karrem, por në momentet e fundit e kuptoi se bëhet fjalë për një kurth dhe në fund vendosi të zhytet në thellësi, transmeton lajmi.net.

Llojet i saktë i species zyrtarisht nuk janë të konfirmuar, por kjo krijesë nuk duket të jetë mjaft e madhe sa për të qenë një kallamar i rrallë kolosal. Sigurisht se bëhet fjalë për një kallamar gjigant që është i afërt me atë kolosal.

Shfaqja e kallamarëve gjigant ndodhë shumë rrallë, por pjesa më e madhe e tyre zakonisht gjenden të ngordhur të nxjerrë në rërë nga valët e mëdha.

YouTube player