Marina Vjollca i shmanget sërish pyetjes direkte nëse është apo jo shtatzënë!

Prezantuesja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi e kurorëzuan dashurinë me martesë në shtator të vitit të kaluar.

ShowBiz

25/04/2018 14:23

E këta muajt e fundit kanë dalë zëra se bukuroshja bjondinë është në pritje të fëmijës së saj të parë, shkruan lajmi.net

Pavarësisht se fansat janë bërë kureshtar t’a marrin vesh të vërtetën, çifti Selimi kanë zgjedhur heshtjen si përgjigjen më të arsyeshme.

Madje së fundmi pas publikimit të një fotografie në Instagram gazetari i njohur e ka pyetur Marinën nëse është apo jo shtatzënë por ajo sërish i është shmangur pyetjes.

Në imazhin e postuar barku i saj nuk duket aspak i fryrë, por nëse dyshja janë në pritje që të bëhen prindër mund të jetë vetëm fillimi i shtatzënisë së Marinës./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bh9dkjOFIW1/?utm_source=ig_embed