Marina në të vërtetë nuk quhet Marina!
Lajmi i fejesës së saj ka pushtuar vëmendjen e të gjithëve gjatë ditës së sotme.
ShowBiz
Po flasim për Marina Farën, vajzën seksi të këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara.
Vajza joshëse, që numëron mijëra fansa në rrjetet sociale i ka dhënë fund beqarisë në ditën e saj të ditëlindjes.
Megjithatë, “Xing.al”, pas një hulumtimi “të vogël” për bukuroshen simpatike kemi arritur të zbulojmë se emri i saj i vërtet nuk është Marina.
Të paktën duke iu referuar database-it të Gjendjes Civile, ajo ka një identitet tjetër që na e ka fshehur. Në të vërtetë emri i saj është Roxhensa dhe sapo ka mbushur 31-vjeç.
Marina ndoshta është vetëm emri i saj i artit, por sidoqoftë, deri tani ajo nuk ka thënë kurrë asgjë në lidhje me këtë.