Marina ka ndërmarrë këtë hap si e martuar, ish të dashurat e Getit mund të bëhen xheloze

Prezantuesja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi duket se janë lindur për njëri-tjetrin.

ShowBiz

02/11/2017 13:51

Lidhja e tyre, dasma, e sot raportet si burrë e grua po u shkojnë si mos më mirë, shkruan lajmi.net

Kështu të paktën tregojnë fotografitë që çifti postojnë në rrjete sociale, e pikërisht në Instagram Marina ka zgjedhur ta bëjë një ndryshim ku tek emri Marina Vjollca e ka shtuar edhe mbiemrin Selimi.

Këtë mbiemër vendosi ta mbajë pas kurorëzimit me Getin atë natë kur dashurinë e tyre e kuroëzuan me martesë.

Kujtojmë se Marina do të duhej të ndihet me fat pasi Ghetto Geasy ka pasur femra shumë të bukura pranë vetes por ishte ajo e cila arriti t’ia rrëmbei zemrën aq fort sa për t’ia dhuruar mbiemrin./Lajmi.net/