Marina ishte gati të paguante shifër marramendëse për tu bërë velinë në televizion

Kozeta Kurti e ftuar në “Pop Culture” në Top Channel zbuloi gati çdo projekt të cilin ajo kishte udhëhequr apo marrë pjesë në këtë televizion.

ShowBiz

19/03/2018 10:00

Një prej tyre ishte dhe “Shtojzovallet”, që me shumë mundësi një pjesë e mirë prej jush e mbani mend si emisionin veror ku zgjidheshin edhe velinat e Fiks Fare në një maratonë të gjatë koncertesh dhe aktivitetesh në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, shkruan Blitz.al.

Në studion e “Pop Culture” u dha një fragment nga audicionet e “Shtojzovalleve” në vitin 2004 ku në një intervistë ishte pikërisht Marina Vjollca, bukuroshja bionde që më pas u bë velinë e Fiks-it.

“Sa lekë do të jepje që të bëheshe velinë e Fiks-it?” – pyetet Marina ndërkohë që ajo duke qeshur thotë: “4 milion lekë”. Sigurisht kjo përgjigje ka shkaktuar të qeshura edhe tek Kozeta Kurti e Dojna Mema që po e dëgjonin në studio insertin nga arkivat e 2005-ës.

“Në fakt Marina për pak do ta humbiste shansin. Ajo kishte ardhur më vonë seç duhej në audicione dhe ne u detyruam që ta bënim pjesëmarrëse të një qyteti tjetër në mënyrë që ajo të konkurronte pasi unë pash potencial tek ajo. Shumë e ëmbël” – është shprehur Kozeta në studio.