Marina e ‘mbuluar’ me dhurata: Ndihem e bekuar!

Dita e djeshme ishte shumë e veçantë për moderatoren Marina Vjollca.

ShowBiz

18/05/2018 21:19

Ajo festoi ditëlindjen e 28-të, meqë rast pranoi shumë urime dhe dhurata nga familjarët, miqtë dhe kolegët, shkruan lajmi.net.

Ajo festoi buzë detit bashkë me bashkëshortin e saj, reperin Getoar Selimi dhe motrën e saj, Luanën.

Moderatorja përmes rrjeteve sociale ka treguar dhuratat që ka pranuar gjatë ditës së djeshme me anë të një fotografie.

E ulur në mes të buqetave me lule dhe një arushi lodër të madhe, ajo falënderoi të gjithë për urimet dhe dhuratat.

“Ndihem e bekuar nga dashuria qe me dhuruat me urimet tuaja! Faleminderit??
Ju dua.”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Ndihem e bekuar nga dashuria qe me dhuruat me urimet tuaja! Faleminderit?? Ju dua.

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on