Marijuana shkakton mutacione gjenetike dhe sëmundje të rrezikshme

Marijuana mund të ndryshojë ADN-në e një personi duke shkaktuar kështu mutacione gjenetike të cilat rrezikojnë sëmundje të rrezikshme, kanë paralajmruar studiuesit.

Lifestyle

25/05/2016 05:40

Sipas studiuesve ky rrezik nuk është i lokalizuar vetëm tek përdoruesit e marijuanës por mund të përcjellet edhe tek fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm, transmeton lajmi.net

“Hulumtimet tona kanë treguar se edhe kanceri si sëmundje shkaktohet nga disa çrregullime gjenetike që mund të vinë si pasojë e ndikimit të konsumimit të kanabisit”, është shprehur Dr.Recce, njëri nga autorët e studimit.

“Një person që konsumon kanabis mund të duket shumë i shëndetshëm dhe të kalojë një jetë normale por pasojat e kësaj barten tek fëmijet dhe tek brezat që vinë pas tij”, ka vazhduar ai

“Edhe nëse nëna nuk ka përdorur kanabis, pasojat mund të vinë nga i ati i fëmijes dhe të përcillen në gjeneratat tjera. Prindërit shpesh nuk mund t’i kuptojnë këto mutacione, ngase në trupin e tyre ato rrinë në gjumë ndërsa përcjellen në mënyrë aktive tek pasardhësit, dhe ky është aspekti më alarmues”, ka shtuar Recce.

Kur kemikatet e kanabisit ndryshojnë strukturen e ADN-së, mund të qojë deri tek ngadalësimi në rritjen e qelizave dhe implikimet serioze në zhvillimin e fetusit, potencialisht duke mos lejuar organet dhe gjymtyrët vitale të zhvillohen në mënyrë normale.

“Kanceret më të këqija që janë raportuar tek fëmijët janë të lidhura pikërisht me efektet e kanabisit, andaj ky hulumtim është i një rëndësie të madhe duke marrë parasysh se përdorimi i kanabisit është rritur në nivel botëror, gjë që ka rezultuar edhe me legalizim në disa vende të botës”, ka thënë Recce.

“Njerëzit mund të thonë se disa nga të dhënat e hulumtimeve të mëhershme nuk tregojnë ndonjë rrezik të madh për efektet e kanabisit, por shqetësimi i autoriteteve për rritjen e konsumit e thotë të vërteten”, ka përfunduar Dr.Recce./lajmi.net