Marihuana 114 herë më pak vdekjeprurëse se alkooli

Shkencëtarët thonë se njerëzit janë duke i nënvlerësuar rreziqet që lidhen me përdorimin e alkoolit, i cili është më vdekjeprurës se heroina dhe kokaina.

Lifestyle

25/02/2015 12:53

Është lehtë të mendohet se çfarë shkakton alkooli, duke e ditur se ka shumë të varur që enden nëpër rrugë dhe që kanë jetën plotësisht të shkatërruar, që flenë në rrugë dhe qajnë e kanë të vjella nëpër hendekë.

Por, prapë alkooli mbetet tërësisht legal në vendet tona, përderisa kanabisi mbetet si një drogë e klasit B – ku në vitin 2009 cilësohej si një drogë e klasit C, kur u vlerësua si më e dëmshme.

Një studim i ri i botuar në Scientific Reports, ka gjetur se megjithatë marihuana është tepër më pak e rrezikshme se alkooli, transmeton Lajmi.net.

Marihuana është në fund të listës së rrezikshmërisë, dhe është gjithashtu i vetmi medikament që përbën një rrezik më të ulët të vdekshmërisë tek përdoruesit.

Në vend se të fokusohen në rastet e vdekjes, raporti i autorëve krahason dozat vdekjeprurëse të çdo substance të krahasuar me atë që përdorë një person i zakonshëm.

washpo

Të pish marihuanë nuk është natyrisht mirë, por studimet kanë gjetur se është tepër më pak e rrezikshme se alkooli.

Hulumtimi është mbështetur edhe nga policia në Kolorado, shteti i parë amerikan që ka bërë legalizimin e drogës, i cili kohët e fundit tha se edhe pas një viti prej se u legalizua marihuana çdo gjë është mirë dhe puna e policisë ka shkuar në mënyrë të pandryshuar.

Presidenti i SHBA-së, Obama, kohët e fundit tha se ai pret që të shohë më shumë shtete duke kërkuar legalizimin, edhe pse në Britani të Madhe ky debat ende nuk është ndezur.