Maribori ndal Chelsean (Video)

Skuadra e Mariborit ka ndalur në shtëpi Chelsean me rezultat 1-1, duke e bërë kështu gjendjen në Grupin G mjaft interesante.

Sport

05/11/2014 22:42

Ishin vendasit ata të cilët kaluan të parët në epërsi, falë golit fantastik të Agim Ibraimit në minutën e 50’

Sidoqoftë, në minutën e 73’mesfushori i Chelseas, Matic shënon për të barazuar rezultatin. Pesë minuta para fundit të takimit, Eden Hazard dështoi të shënonte nga pika e bardhë.

Sportingu ka shënuar fitore ndaj Schalkes me rezutlat 4-2. Chelsea kryeson Grupin me tetë pikë, pason Schalke me pesë pikë, Sportingu me katër pikë dhe Maribori tre pikë.

Video